Stoltenberg beson që Mali i Zi së shpejti bëhet anëtar i NATO-s - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Stoltenberg beson që Mali i Zi së shpejti bëhet anëtar i NATO-s

    Insajderi
    26 January 2017 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është i bindur që edhe Shtetet e Bashkuara do e pranojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

    “Kam besim se Protokolli i Anëtarësimit (i Malit të Zi në NATO) do të ratifikohet nga Senati (amerikan). Ai tashmë e ka kaluar Komisionin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë dhe ka përkrahje nga të dy partitë politike, prandaj nuk kam ndonjë arsye të besojë që nuk do të ndodh kështu edhe në Senat”, ka thënë sot Stoltenberg pas takimit me kryeministrin malazez, Dushko Markoviq.

    Stoltenberg ka thënë se ky Protokoll tashmë është ratifikuar nga 21 shtete, ndërsa sot edhe Senati francez pritet ta miratojë atë.

    “(Pas Francës) do të bëhen 22 shtete. Dhe, ne presim që shtetet e tjera ta bëjnë të njejtën, por natyrisht, iu takon parlamenteve kombëtare të vendosin saktësisht se çfarë duan të bëjnë. Por, unë pres që të gjitha parlamentet, përfshirë edhe Senatin amerikan, ta bëjnë këtë që Mali i Zi të bëhet anëtar i plotë i NATO-s në një të ardhme të afërt”, ka thënë Stoltenberg.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark