Stoltenberg: Diskutim për procesin e pranimit të Bosnjë Hercegovinës në NATO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Stoltenberg: Diskutim për procesin e pranimit të Bosnjë Hercegovinës në NATO

    Insajderi
    02 February 2017 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet që sot gjatë vizitës së tij në Sarajevë, të flasë lidhur me rrugën e Bosnjë Hercegovinës për anëtarësim në aleancë.

    Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin e Bosnjë Hercegovinës, pritet që Stoltenberg të takohet me kryesuesin e presidencës trianëtarëshe të Bosnjë Hercegovinës, Mlladen Ivaniq, me kryeministrin, Denis Zvizdiq, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi.

    Ai, po ashtu, do ta mbajnë një fjalim në Shtëpinë e Armatës në Sarajevë.

    Në vitin 2006, Bosnjë Hercegovina është pranuar në programin e NATO-s, Partneriteti për Paqe, dhe ishte e angazhuar në dialog me aleancën për pranim prej vitit 2008.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark