Stoltenberg: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga retorika nxitëse dhe veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Stoltenberg: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga retorika nxitëse dhe veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet

    Insajderi
    14 February 2024 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur për tensionet në Kosovë dhe në pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor.

    Ai ka porositur rajonin që të përmbahen nga veprimet që mund ta përshkallëzojnë tensione.

    “Kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë dhe në pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor në muajt e fundit. E kam vizituar rajonin para Krishtlindjeve dhe porosia ime është që të përmbahen nga retorika nxitëse dhe nga veprimet që mund të përshkallëzojnë tutje tensionet në rajon”, ka thënë Stoltenberg në një konferencë për media.

    Sa i përket Kosovës Stoltenberg ka thënë rruga përpara është dialogu.

    ” Kur bëhet fjalë për Kosovën rruga përpara është dialogu o lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe unë i inkurajoj të dyja edhe Prishtinën edhe Beogradin që të angazhohen në mirëbesim në këtë dialog. Si rezultat i sulmeve dhe dhunës që e kemi parë në Kosovë vitin e kaluar, aleatët e NATO-s e kanë rritur praninë e tyre. Misioni I KFOR-it është atje që të garantojë një mjedis të qetë dhe të sigurtë për të gjitha komunitetet dhe ne kemi shtuar 1000 trupa të tjerë për të siguruar se e përmbushin mandatin e tyre të OKB-së.”, ka thënë Stoltenberg.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark