Stoltenberg në fjalimin e fundvitit përmend rëndësinë e sigurisë në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Stoltenberg në fjalimin e fundvitit përmend rëndësinë e sigurisë në Kosovë

    Insajderi
    20 December 2023 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përmendur sigurinë në Kosovë, si rol jetik për stabilitet në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Këtë ai e tha në fjalimin e tij të fundvitit, ndërsa falënderoi të gjithë aleatët për mbështetjen, dhe të gjithë trupat përfshirë dhe ato të KFOR-it në Kosovë, për gjithë shërbimin në mbrojtje të paqes.

    ”Ndihma për të ruajtur një mjedis paqësor dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë, është çelësi për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor”, shprehet ai mes tjerash.

    Në fund të fjalimit të cilin e ndau përmes platformës X, ai uroi të gjithë për festat e fundvitit.

    ”Në këtë periudhë të vitit, falënderimet dhe respekti im më i thellë shkojnë për forcat tona #NATO. Shërbimi i tyre na mban pa rreziqe, të sigurt dhe të lirë. Gëzuar festat dhe urimet më të mira për Vitin e Ri”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark