Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se 93 trupa të KFOR-it, kanë mbetur të lënduar në veri të Kosovës.
Këtë shifër ai e ka bërë të ditur teksa ka njoftuar për takimin që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Stoltenberg kërkon nga Prishtina dhe Beogradi rikthim në dialog.
”Kënaqësi të takohem me @predsednikrs për të diskutuar dhunën e fundit në veri të Kosovës, e cila la të plagosur 93 trupa @NATO_KFOR. #NATO ka dislokuar trupa shtesë dhe zbaton mandatin e saj të #OKB-së në mënyrë të paanshme. Prishtina dhe Beogradi duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga #BE”, thotë Stoltenberg.
12 ushtarë hungarezë të KFOR-it janë transferuar në Hungari pas lëndimeve që kishin marrë nga dhuna e përshkallëzuar në Zveçan.