Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.
Begaj tha se angazhimi i Shqipërisë në NATO do të vijojë të rritet dhe theksoi se anëtarësimi i Kosovës në aleancë është i domosdoshëm.
Ndërkohë, Stoltenberg foli për dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar se tani është mundësia historike që palët të arrijnë kompromis.
“Ka një prani të konsiderueshme të NATO në Kosovë dhe kjo ka rezultuar e rëndësishme. Ne vlerësojmë edhe diskutimet kohët e fundit në BE. NATO do të vazhdojë të lehtësojë dialogun. Tani kemi mundësi historike që mund të jetë me rëndësi për rajonin dhe është e rëndësishme që palët të tregojnë interes për kompromis”, deklaroi Stoltenber. /Insajderi