Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur se nuk sheh ndonjë kërcënim të menjëhershëm ushtarak nga ana e Rusisë ndaj asnjë anëtari të Aleancës, por që do të vazhdojë me operacionin e parandalimit përmes stërvitjes së ardhshme ushtarake “Steadfest Defender”, më e madhja në dekadat e fundit.
Sipas tij, Aleanca po i bën të gjitha këto pasi ka hequr çdo vend për paragjykim apo keqkuptim në Moskë për gatishmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të saj, raporton Reuters. “Për sa kohë që ne e bëjmë këtë, nuk do të ketë sulme në territorin e NATO-s”, ka thënë Stoltenberg.
Rreth 90 mijë ushtarë do të marrin pjesë në stërvitjen e ardhshme “Steadfest Defender 2024”, e cila nis në shkurt dhe do të zgjasë deri në maj.