Stoltenberg u bën thirrje vendeve evropiane të rrisin shpenzimet për mbrojtje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Stoltenberg u bën thirrje vendeve evropiane të rrisin shpenzimet për mbrojtje

    Insajderi
    04 April 2017 - 08:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenber i ka bërë thirrje Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane, që të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtje.

    Komentet e Stoltenbergut janë publikuar sot në gazetën gjermane, Handelsblatt.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka qenë i zëshëm në thirrjet e tij ndaj anëtarëve të NATO-s që të rrisin shpenzimet e tyre në mbrojtje.

    Por Stoltenberg ka thënë se thirrja e tij për të rritur shpenzimet e mbrojtjes nuk është drejtpërdrejt e lidhur me kërkesën e Trumpit.

    Ai tha se kjo gjë është më shumë për shkak të afërsisë së Evropës me vende si Rusia, Siria dhe Iraku, të cilat janë shkaktarët e tensioneve të mundshme për evropianët.

    “Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ishte vendimi i duhur për të shkurtuar shpenzimet e mbrojtjes”, tha Stoltenberg për Gandelsblatt.

    “Në qoftë se ne reduktojmë shpenzimet kur tensionet ulen ne duhet të jemi në gjendje që t’i rrisim ato kur tensionet janë duke u ngritur. Dhe kjo gjë është duke ndodhur”, tha ai, shkruan REL.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, u ka bërë thirrje homologëve në NATO që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes. Ai tha se Uashingtoni është duke shpenzuar për mbrojtje, shumica që janë në disproporcion me partnerët e tjerë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark