John Stones është shndërruar në sezonet e fundit në një nga lojtarët më të rëndësishëm për Manchester Cityn, por edhe për kombëtaren e Anglisë.
Së fundmi, mbrojtësi i “thur” elozhe trajnerit Pep Guardiola duke e konsideruar si më të madhin e të gjithë kohërave. Ndër të tjera, Stones shtoi se pasi punoi me spanjollin, kuptoi se më parë nuk kishte ditur asgjë mbi futbollin.
“Duke punuar me Pep Guardiolën kam kuptuar sa pak dija mbi futbollin para se të punoja me të.
Mënyra se si Pep e sheh futbollin dhe ajo që kërkon nga futbollistët, jep një efekt të madh mbi grupin, këtë e kuptojnë të gjithë atë që kanë punuar me Guardiolën.
Mendoj se Guardiola është trajneri më i madh i të gjitha kohërave. Disa prej taktikave të tij i kemi përdorur edhe në kombëtare dhe ka qenë diçka pozitive. Është e vështirë ta ekperimentosh në pak kohë, megjithatë edhe në kombëtare kemi mësuar pak nga pak t’i ngjasojmë Guardiolës”, u shpreh Stones.