Rrëfimet e emigrantëve në kabinat telefonike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rrëfimet e emigrantëve në kabinat telefonike

    Insajderi
    04 July 2017 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse kabinat telefonike thuaja janë zhdukur në New York dhe gjetiu, tri të tilla janë instaluar në Times Square për të dëgjuar emigrantë që e tregojnë rrugëtimin e tyre migrues, njofton albinfo.ch.

    Ky projekt i artistit amerikan me prejardhje afgane, Aman Mojadidi, ndërlidhet me klimën politike aktuale nën regjimin politik të presidentit të SHBA-ve, i cili ka qëndrim të ngurtë ndaj imigracionit në SHBA.

    Kështu, nga katër kabinat e mbyllura që kanë mbetur deri më tani në New York, tani po iu shtohen edhe tri të tjera, në suaza të këtij projekti artistik “Once Upon a Place” (Ishte njëherë një vend), projekt i realizuar në partneritet me shoqatën “Times Square Arts”, raporton albinfo.ch.

    Brenda kabinës telefonike merret dëgjuesja e telefonit në duar, për të dëgjuar storiet e rrugëtimeve të New Yorkasve që kanë ardhur nga gjetiu. Emigrantët në fjalë flasin për rrugëtimin e tyre, në gjuhen e tyre, gjatë 15 minutave, pa iu shtruar asnjë pyetje, ka thënë artisti.

    Kështu që deri më 5 shtator në Times Square mundeni të dëgjoni 5 orë e 30 minuta incizime me dëshmi të rreth 70 emigrantëve.

    Artisti nuk ka dëshiruar t’i përkthejë dëshmitë në gjuhën angleze. Ai ka thënë se edhe nëse nuk e  kuptoni gjuhën e emigrantëve, “ju mund ta ndjeni emocionin e personit, sikur të ishte një këngë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark