Strasburg refuzon tre kandidatët e Shqipërisë për Gjykatën Europiane – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Strasburg refuzon tre kandidatët e Shqipërisë për Gjykatën Europiane

    Insajderi
    13 April 2017 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të dytën herë Strasburgu rrëzon kandidatët e Shqipërisë për Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

    Sot byroja e asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës ka deklaruar se tre kandidatet e përzgjedhur nga qeveria shqiptare, Sokol Berberi, Aurela Anastasi dhe Aleksander Muskaj nuk janë mjaftueshëm të kualifikuar për Gjykatën Europiane prandaj duhen refuzuar.

    “Duke qenë se jo të gjithë kandidatët janë mjaftueshëm të kualifikuar, komiteti rekomandon që lista duhet të refuzohet nga asambleja dhe qeverisë shqiptare duhet t`i kërkohet të sjellë një listë të re kandidatesh”, thuhet në njoftim.

    Kjo është hera e dytë që Strasburgu rrëzon kandidatët e qeverisë shqiptare për Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

    Një vit më parë tre kandidatët e përzgjedhur nga Shqipëria Gent Ibrahimi, Sokol Berberi dhe Ina Rama as nuk u morën në intervistë pasi nuk ishin respektuar procedurat e kërkuara nga Keshilli i Europes.

    Këtë herë tre kandidatet e rinj realizuan procesin e intervistave, por u rrëzuan në fazën e dytë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark