Jonuz Salihaj
“Fёmija duhet të pёrgatitet plotёsisht për të bёrё njё jetё individuale në shoqёri dhe të edukohet në frymёn e idealeve të shpallura në Kartёn e Kombeve të Bashkuara dhe sidomos në frymёn e paqes, tё dinjitetit, tolerancёs, lirisё, barazisё dhe solidaritetit” thuhet nё mes tjerash ne Konventёn pёr tё Drejtat e Femijёs tё cilat janё pёrqafuar edhe nga Kushtetuta e Kosovёs
Tё dhёnat nga terreni dëshmojnë se Kosova ёshtё shumё larg nga njё standard i tillё i cili ёshtё obligm institucional.
Dihet gjithashtu se vendimet politike të marrura sot përcaktojnë nëse miliona fëmijë dhe të rinjë janë në gjendje të arrijnë potencialin e tyre të plotë, apo tё pёrballёn me një të ardhme të përkeqësuar, të pabarabartë dhe të margjinalizuar.
Nё kёtё mёnyrё ata përcaktojnë botën që ne do të shohim nesër
Cila ёshtё kjo botё konstatohet lehtё nёse bёjmё njё analizё tё shkallёs sё pёrmbushjes tё kёtyre tё drejtave nё Kosovё.
Padyshim aseti më i rëndësishëm për të ardhmёn e vendit janë fëmijët. Fatmirësisht,
30 % e popullsisë së Republikës së Kosovës është e përbërë nga fëmijët nën moshën 18 vjeç, përderisa 47% e popullsisë nën moshën 25 vjeç, përqindje kjo që favorizon Kosovën në krahasim me të gjitha vendet europiane, mirёpo kёto shifra po ndryshojnё dita ditёs nё mёnyrё dramatike, si pasojё e politikave joefektive qeveritare nё fushёn e arsimit, varfërisё dhe joperspektivёs qё po e dёshmon vendi ynё 23 vjet pas luftёs dhe 14 vjet pas shpalljes sё pavarsisё sё vendit.
Kosova po zbrazёt nga viti nё vit, mijёra fёmijё dhe tё rinjё e kanё braktisur Kosovёn dhe mijёra tё tjera tani mё kanё vendosur qё tё shfrytёzojnё rastin e parё qё i’u jepet, tё lёshojnё vendin.
Objektivi i Strategjisё sё Kosovёs pёr tё Drejtat e Fёmijёve, 2019-2023 pёr eleminimin e varfërisё deri nё vitin 2030 nuk ka kurrfarё gjasa tё realizohet nёse nuk permirsohet dukshёm niveli i cilёsisё nё arsim.
Republika e Kosovës është një nga vendet më të varfёra në Europë, me 17.6 % të popullsisë që jetojnë në varfëri të përgjithshme dhe 5.2 % të popullsisë që jeton në varfëri ekstreme, me nivel të lartë të papunësisë, veçanërisht në mesin e të rinjve, me 53.3 %.
Cilat janё objetivat strategjike tё parapara me kёtё dokument dhe çfarё janё gjasat pёr realizmin e tyre:
1. Përmirësimi i qeverisjes për realizimin e të drejtave të fëmijëve;
Politikat qeveritare janё vendimtare pёr realizimin e tё drejtave tё fёmijve, duke përfshirë edhe shkallёn e pёrfshirjes sё fёmjёve nё arsimin e hershёm dhe nё arsimin e detyruar.
Asnjёherё deri mё tani nuk kemi parё njё program zgjedhorё tё ndonjё partie politike me objektiva tё qarta si, dhe deri kur do tё realizohet pёrfshirja e fёmijёve nё arsimin parashkollor, apo si njihet ndryshe, niveli 01 dhe 02 sipas ISCED-it.
Partia nё pushtet premtoi 160 çerdhe dhe kopshte pёr mandatin 4 vjeçarё qeverisёs dhe tё vetёdishёm se kjo ishte vetёm premtim elektoral sa pёr tё fituar votat, pas njё viti qeverisje kjo objektivё u shndёrrua nё rritje “domethёnёse” tё pёrfshirjes nё arsim parashkollor.Si matet kjo rritja domedhënëse mbetet ta sqaroj Qeveria e Kosovës.
Statistikat tregojnё se Kosova ka pёrfshirjen mё tё ulёt nё Europё nё kёtё nivel, vetёm 18 % dhe kjo paraqet shkelje drastike tё tё drejtave tё fёmijёve.Kjo gjendje nuk mund tё pёrmirёsohet me ndarjen e vetёm 01% tё bruto produktit vendor pёr kёtё nivel tё arsimit, i cili ёshtё vendimtar pёr jetёn e çdo fёmijёs kur dihet se 50% e pёrsonalitetit tё fёmijёs arrihet nё moshёn 4 vjeçare.
Gjendja e kёtyre tё drejtave bёhet edhe mё alarmante kur konstatohet se 5% e fёmijё tё Kosovёs nuk pёrfshihen nё arsimin fillor, 7% nё arsimin e mesёm tё ultё, kurse 18% e fёmijёve nuk janё tё pёrfshirё nё arsimin e mesёm tё lartё.
Mungesa e kushteve elementare, kabineteve dhe laboratorёve nё shkolla ёshtё njё tjetёr shkelje qё i’u bёhet fёmijve tanё nё tё gjitha nivelet e arsimit. Si rezultat, Kurrikuli i bazuar nё kompetenca, nuk e ndryshoj gjendjen nё arsimin parauniversitar, sepse vetёm 01% e fёmijёve tanё tё pёrfshirё nё testin PISA pёrformuan mbi mesatarёn e indeksit tё vendeve tё OECD-sё.
Shkelje tjetёr e patolerueshme ёshtё mungesa e kurrikulit bёrthamё pёr shkollat profesionale. Nё kёtё pikё besoj se Kosova paraqet njё rast sui generis, 14 vite pas pavarёsisё sё vendit, fёmijёt tanё kanё mbetur pa menynё e ushqimit mendor, si mund tё kualifikohet kurrikuli dhe pa asnjё tekst shkollor pёr kёto shkolla.Nё çdo shtet normal pёrgjegjёsit e kёsaj gjendjeje do tё duhej tё ndjekёshin penalisht.
Shkelja tjetёr e rёndё e kёtyre tё drejtave bёhet nё vlerёsimin e jashtёm tё nxёnёsve, e njohur si matura shtetёrore ku nxёnёsit e shkollave profesionale vlerёsohen kryesisht sipas programit tё shkollave tё pёrgjithёshme.
MASHT, nuk ka qenё gjendje deri mё tani tё hartoj sё paku njё test pёr çdo lёmi tё punёs. Nё Kosovё ekzistojn 13 lёmenjё tё punёs, pra minimum do tё duhej tё ekzistohnё 13 instrumente tё tilla matёse.
Si pasojё e sjelljeve tё tilla arsimi profesional nё Kosovё ka mbetё nё mёshirёn e donatorёve tё cilёt kanё investuar mjaftё nё kёtё segment, por ka raste edhe tё marrjes sё vendimeve qё nuk iu takon, duke i ndryshuar projektet pas arritjes sё marrveshjeve paraprake.
2. Përmirësimi i qeverisjes lokale për realizimin e të drejtave të fëmijëve;
Arsimi parauniversitarё sipas ligjit ёshtё kompetencё e komunave, si i tillё ai vuan nga inkompetenca dhe nepotizmi.
Pёr pazaret e partive politke, koalicionet dhe ndarjen e drejtorive nё mes tyre, çmimin e paguajnё prap fёmijёt dhe prindёrit sepse ata nuk i pyet askush, si rezultat kemi drejtor qё i’u nevojitet kohё e gjatё tё mёsojnё lokacionet ku gjenden shkollat, e mos tё flasim pёr ndonjё vizion konkre pёr zgjidhjen e problemeve.
3. Përfshirja dhe fuqizimi i fëmijëve në vendimmarrje;
Pёrfshirja e fёmijёve nё vendimarrje ёshtё kusht elementarё pёr fuqizmin e tyre. Nё çdo shkollё duhet tё ekzistoi Komiteti pёr Mbrojtjen e tё Drejtave tё Fёmijёve, i cili trajton pёrmbushjen e tё drejtave nё nivel shkolle dhe i raporton nivelit komunal, i cili nё mёnyrё vertikale lidhet me Komitetin Ndёrministror pёr tё Drejtat e Fёmijve nё nivelin qendrorё.
Po tё ekzistonte ky mekanizёm sigurisht qё do tё kishim mё pak dhunё, bullizёm, narkotikё, trafikim dhe dukuri tjera negative nё shkollat tona.
Nuk mund tё mirret asnjё vendim i cili ndikon nё jetёn e fёmijёve pa pёrfshirjen e drejpёrdrejtё tyre nё vendimarrje. Pёrndryshe do tё ballafaqohemi me shpёrthimin e paknaqёsive tё stilit “nuk po shkohet nё shkollё” sepse shkolla e humb atraktivitetin.
4. Gjithëpërfshirja e fëmijëve në shërbime të integruara për edukim dhe zhvillim në fëmijërinë e hershme;
Fëmijët e vegjël kanë më shumë gjasa të privohen nga të drejtat tyre se sa fëmijët e rritur. Cenueshmëria e të drejtave të fëmijëve në përgjithësi, por në veçanti nën moshën 5 vjeçare, duhet të trajtohen me kujdes të veçantë. Hulumtimet dëshmojnë se gjurmët e boshllëqeve të krijuara në fëmijërinë e hershme, nuk mund të përmbushen më vonë. Të gjithë fëmijët meritojnë mundësinë për të qenë të lumtur dhe të shëndetshme, për të eksploruar botën e tyre në mënyrë të sigurt që të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Investimi në fëmijë është rruga e vetme për ti dhënë fund varfërisë dhe krijimit të mundësive të barabarta.
Për këtë arsye është shumё e rëndësishme krijimi i kapaciteteve të mjaftueshme në institucionet parashkollore në të cilat fëmijët integrohen dhe socializohen por njëkohësisht marrin shërbime pedagogjike dhe psikologjike.Në Kosovë për fat të keq janë shënuar edhe raste të keqpërdorimit të fëmijëve në institucione publike dhe private prandaj MASHT dhe Komunat duhet të krijojnë mekanizma të përbashkët të monitorimit dhe vlerësimit të punës së këtyre institucioneve.
Gjendja është alarmante sidomos në komunn e Prishtinës ku çerdhet dhe kopshtet private janë tërёsisht të pamonitoruara, bile një numër i konsideruar i tyre punojnë pa leje pune.
5. Përmirësimi i shëndetit, mbrojtjes dhe mirëqenies së fëmijëve për arritjen e potencialit të tyre të plotë
Familja paraqet njёsinë themelore të shoqёrisё dhe mjedisin natyror për rritjen dhe mirëqenien e të gjithё anëtarëve të saj veçanёrisht të fёmijёve, si e tillë duhet të ketë mbrojtjen dhe ndihmёn e nevojshme që të mund të marrё pёrsipёr plotёsisht rolin e saj në bashkёsi.Për zhvillimin të harmonishёm të personalitetit të fëmijës, nevojitet njё atmosferё lumturie, dashurie dhe mirёkuptim. Fёmija duhet dhe meriton të edukohet në frymёn e paqes, tё dinjitetit, tolerancёs, lirisё, barazisё, solidaritetit dhe mirëqenies, duke përfshirë mbrojtjen juridike adekuate, si para ashtu dhe pas lindjes.
Në Kosovë për fat të keq fëmijët tanë nuk kanë fatin të kenë një sistem shëndetësorë efikas, të gjithë jetojmë pa sigurime shëndetësore, në institucionet parashkollore dhe shkollore mungojë shërbimet konsulente, si psikologu, pedagogu, punëtori social dhe mjeku, prandaj mbrojtja dhe mirëqenja e tyre shpesh është e rrezikuar.
Statistikat tregojnë se 41.7% e fëmijëve të anketuar nuk dinë ku duhet të drejtohen kur trajtohen padrejtësisht, 50.3% kanë deklaruar se nuk dinë se ku duhet të drejtohen kur kanë probleme në familje, 38.9% kanë thënë se nuk dinë ku duhet të drejtohen kur janë të përfshirë në dhunë, kërcënime ose krime të tjera, ndërsa 31.2% e fëmijëve kanë deklaruar se nuk dinë ku duhet të drejtohen kur kanë probleme psikologjike.
Këto argumente dëshmojnë se Strategjia për Mbrojtjene e Fëmijëve ka mbetur në sirtar dhe nuk ёshtё realizuar asnjё objektivё e sajё, pasi pёr tё drejtat e fёmijёve institucioneve tona u bie ndёrmend vetё me 1 qershor, kur pёrfaqёsuesit e tyre paraqitёn nё publik pёr tё festuar kёtё ditё tё shёnuar.