Disa të shtëna me armë brenda një klubi nate në kryeqytet u raportuan gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Në videot e shpërndara në rrjetet sociale, dëgjohen qartë të shtënat gjatë performancës së Stresit cili është detyruar të ndërpresë këngën dhe të largohet nga skena.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar policia e cila thotë se si rezultat i këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, shkruan EuroNews.
“Për arsye se hetimi vijon nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu policia thotë se me të marrë sinjalizimin për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, në orët e para të mëngjesit, efektivët kanë mbërritur menjëherë në lokalin e natës ku kanë shoqëruar dhe pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me ngjarjen.
Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorit të dyshuar.
@indritii_ #😳 #foruyou #fypviralシ #cincocavalli #cincocavalli #cincocavalliclub #stresi #stresinjo #stresibadboy #shqipetaretneperbot🇦🇱🌍 #albania #albanian #fyppageforyou #shkojmviral #viral_video #treanding #trendingvideo #dhezipahiri #cllevio #cllevioserbiano44 ♬ original sound – indritii_