Studentë serbë protestojnë kundër planit të BE'së në Beograd - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Studentë serbë protestojnë kundër planit të BE’së në Beograd

    Insajderi
    07 March 2023 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qindra protestuesë studentë nga Universiteti i Beogradit kanë protestuar kundër Plan-Propozimit të BE’së për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë-Serbi, shkruan Insajderi.

    Protesta u quajt me emrin “studentët për Kosovën” derisa njoftuan për protesta edhe të tjera.

    Siç raporton Danas, kryesisht u dëgjuan brohorima për “tradhti ndaj Kosovës”, kundër planit të BE’së, por edhe kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Në këtë protestë u panë të kenë qenë prezentë aktivistë të lëvizjeve të së djathtës ekstreme si Dveri dhe DSS-ja e Re.

    Partitë e së djathtës së skajshme në Serbi, Dveri, Nova DSS, Zavetnici dhe POKS gjithashtu kanë thirrur për demonstratë më 17 mars në Beograd, kundër planit të Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, shkruan Insajderi.

    Kjo nuk do të jetë demonstratë, por “unifikim patriotik ndërpartiak”, ndërsa lajmëruan se tubimi do të nis në ora 18:00 të pasdites para Kishës së Shën Savës në Beograd.

    “Ftoj absolutisht të gjithë patriotët serbë në atdhe, në rajon dhe në diasporë, të gjitha partitë politike që kanë thënë qartë ‘Jo’ ndaj marrëveshjes franko-gjermane për pranimin e shtetit të Kosovës, të gjitha shoqatat patriotike, veteranët e luftës, familjet e të vdekurve, të gjithë ata që e mbajnë Kosovën në zemër, të vijnë në Beograd së bashku me familjet dhe fëmijët e tyre më 17 mars për të treguar se sa shumë na intereson Kosova të jetë pjesë e Serbisë”, tha Boshko Obradoviq nga lëvizja e djathtë “Dveri”, siç e citoi N1../Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark