Studentët e universiteti Fehmi Agani në Gjakovë sot do të protestojnë kundër siç kanë thënë zhvillimeve negative në këtë universitet.
Përmes një komunikate për media, ata kanë thënë se ndër të tjerash do të kërkojnë largimin e politikës nga universiteti I tyre.
Ata madje kanë treguar se edhe përkundër ankesave të cilat i kanë adresuar në institucione, asnjë nga to nuk është marrë parasysh.
“Pas gjithë këtyre mbledhjeve të vazhdueshme që patëm, shkuam hap pas hapi duke iu referuar rregullave që i ka Parlamenti i Studentëve, duke iu referuar Rektoratit të Universitetit, Ministrisë së Arsimit, Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë, me kërkesa, ankesa dhe së fundi zhvilluam Peticion, me nënshkrime të studentëve ( 466 nënshkrime ), për largimin e kërcënueses, shantazhues dhe ofendueses së studentëve dhe Linda Dula Halilabazi, për largimin e politikës nga Universiteti, për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të studentëve”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media./Insajderi.com