Studentët prizrenas paralajmërojnë bllokimin e hyrjes së Universitetit nesër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Studentët prizrenas paralajmërojnë bllokimin e hyrjes së Universitetit nesër

    Insajderi
    15 May 2016 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky grup i studentëve do të kundërshtojë me anë të protestës vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të UPZ-së për mohim të garimit të USPE-së në zgjedhjet studentore.

    Ata thonë se vendimi për këtë t’i lënë ata jashtë garës është “politik i ndikuar dhe i bazuar në klanet e qarqet e caktuara në Universitetin e Prizrenit”.

    “Prandaj ne duke parë padrejtesitë që na janë bërë nga KQZ dhe Këshilli Drejtues i Universitetit të Prizrenit, ku kanë marrë vendim të padrejtë dhe jo ligjorë që USPE-së të i mohohet e drejta për pjesëmarrje në zgjedhjet studentore, me arsye banale se nuk ka pasur te drejtë të ndërroj përfaqësuesin e saj pranë KQZ-së, ne nuk kemi pranuar dhe si përfaqësues se bashku me Kryesinë kemi marr vendim që të drejtën tonë të e kërkojmë me protestë”, thuhet në njoftimin e Unionit të Studentëve Pro Europian.

    Protesta e tyre do të organizohet nesër tek Universiteti i Prizrenit, dhe qëllimi i këtij grupi studentësh, sic thonë ata, është bllokimi i hyrjes së rektoratit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark