Studentët dyshohen se e keqpërdorën etninë për t’u regjistruar në Mjekësi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Studentët dyshohen se e keqpërdorën etninë për t’u regjistruar në Mjekësi

    Insajderi
    16 November 2016 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afati i dytë plotësues në Fakultetin e Mjekësisë u ka dalë telashe. Në mesin e kandidatëve që i janë nënshtruar provimit pranues, ka edhe prej atyre për të cilët Komisioni për Provim Pranues dyshon se e kanë keqpërdorur nacionalitetin duke u paraqitur si minoritet.

    Fillimisht Komisioni kishte alarmuar qysh më 21 shtator për dhjetë studentë të tillë.

    “Pas verifikimit të listave të kandidatëve të paraqitur në afatin e dytë të Provimit Pranues në Fakultetin e Mjekësisë, kemi konstatuar mospërputhje në vetëdeklarimin e përkatësisë etnike të disa kandidatëve nga afati i parë në afatin e dytë”, thuhej në njoftimin e datës 21 shtator 2016, të nënshkruar nga kryetari i Komisionit, Hasan Ahmeti.

    Më tej në vendim theksohet se këta dhjetë kandidatë “në afatin e parë nuk kanë qenë të deklaruar si minoritarë”.

    Por në listën përfundimtare të Fakultetit të Mjekësisë, të publikuar një javë më vonë, më 28 shtator, ende në verifikim janë katër kandidatë.

    Kështu, në drejtimin Mjekësisë së Përgjithshme në verifikim janë 2 kandidatë; në drejtimin Farmaci është një kandidat; dhe po ashtu në atë të Infermierisë është një kandidat.

    Gazeta Insajderi ka kërkuar sqarime për këto raste nga kryetari i Komisionit për Provimin Pranues, Hasan Ahmeti, por ai ende nuk ka kthyer përgjigje./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark