Studentët serbë sot kanë rinisur protestat e tyre, për të kundërshtuar zgjedhjen e presidentit të ri, Aleksandar Vuçiq, duke pretenduar se ka pasur parregullsi të mëdha në zgjedhje- përfshirë, kufizimin e mediave,frikësimin e votuesve dhe ryshfet.
Fitorja në zgjedhjet presidenciale të 2 prillit e Vuçiqit, i jep partisë së tij, Partisë Progresiste, kontroll mbi gjithë legjislativin dhe proceset qeverisëse.
Disa kritikë kanë paralajmëruar se një koncentrim i tillë i pushtetit, do të shtynte këtë vend ballkanik përsëri në autokraci.
Protestuesit thonë se Vuçiq dhe partia e tij janë të korruptuar.
Protestat në Serbi janë organizuar në baza ditore, që prej mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, përveç në fundjavë, për shkak të festës së Pashkëve.