Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar demonstratat e vitit 1981.
Haradinaj ka shkruar se studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën kundër shtypjes jugosllave, duke dridhur themelet e regjimit të atëhershëm.
Postimi i plotë:
Ishte 11 Marsi i vitit 1981 kur studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën kundër shtypjes jugosllave, duke dridhur themelet e regjimit të atëhershëm.
Sot nderojmë ata që i dhanë grushtin shtypjes jugosllave, nderojmë të rënët e atyre ditëve të lavdishme të historisë sonë.
Rinia heroike shqiptare, e frymëzuar nga ideali i protestuesve të vitit 1981, do shkëlqente në istikamet e Luftës Çlirimtare, e cila e solli fitoren dhe çlirimin.