Artikull i sponzoruar
Rrezarti që në vitin e parë u dallua si studenti me energji, guxim, dhe dëshirë për të kontribuar në shoqëri. Gjatë kohës së tij si student i Kolegjit Universum, ai ishte shumë i përkushtuar për të bërë më të mirën për vetën dhe shoqërinë. Rrezarti shfrytëzoi njërën nga shumë marrëveshjet e shumëta ndërkombëtare që Universum ofron për studentët e vet, duke u transferuar në Uttica College të New York në SHBA. Kurrikula akademike e Kolegjit Universum i mundësoi Rrezartit të shmangte provime shtesë që kërkohen për studentët e transferuar dhe kështu, atij ju pranuan që të gjitha provimet dhe kreditë e fituara në Kolegjin Universum.
Puna dhe sukseset e tij u dalluan dhe u shpërblyen edhe në SHBA. Së fundmi, ai u nderua me dy tituj nga më të rëndësishmit në SHBA: “Who’s Who” dhe titullin “Outstanding Senator Award”, tituj që jepen shumë rallë dhe vetëm studentëve të veçantë. Kolegji Universum besoi në aftësitë dhe punën e palodhshme të Rrezartit dhe është shumë krenar për sukseset e tij. Rrugëtimi i Rrezartit është model i misionit të Kolegjit Universum që implementon në vazhdimësi për të transformuar secilin student në lider të së nesërmes.
Përmes një letre publike, Rrezarti shpreh falenderimin e tij ndaj Kolegjit Universum dhe gjithë tjerëve që e ndihmuan në rrugëtimin e tij. Më poshtë e gjeni letrën e dërguar nga Rrezarti:
“Përshendetje të gjithëve,
Une jam Rrezarti nga Gjakova. Unë fillova studimet e mija universitare në Kolegjin Universum në vitin 2012 dhe më pas në Shtator te vitit 2014 vazhdova me studime në “Utica College” ne New York. Une pres të diplomoj në degën e Shkencave Politike. Ndonese jo pa vështiresi, me ndihmën e shumë njerëzve dhe pa dyshim të Kolegjit Universum kjo pervojë ishte e suksesshme në shumë drejtime. Edukimi dhe pergatitja e pergjithshme në Universum ku më është dhënë rasti të përfshihem në aktivitete të ndryshme (si p.sh Koordinator i Studentëve) kontribuoi që une të vazhdoj me një mesatare të përgjithshme prej rreth 9.8 dhe të jem pjesë e klubeve si Pi Sigma Alpha National Political Science Honor Society, Model UN por edhe pjesë e institucioneve brenda kolegjit sic eshte Senati i Studenteve. Së fundmi jam nderuar me cmimet si Who’s Who Among Students in American Universities and Colleges dhe Outstanding Senator Award. Në Kolegjin Universum kam hasur jo vetem në një staf të jashtëzakonshem sa i perket pergatitjes profesionale por mbi të gjitha në njerez që asnjeherë nuk e kanë kursyer perkrahjen e tyre për mua në cdo moment, gjë e cila më bën që Universumin ta konsideroj perjetesisht si “shtëpinë time akademike”. Ne fund, ju inkurajoj të gjitheve ta beni më të mire tuaj dhe me pas të besoni ne mundesitë dhe sinqeritetin që dhuron Kolegji Universum.”
Për më shumë informata lidhur me Kolegjin Universum, klikoni www.universum-ks.org.