Studentja kosovare në Izrael tregon për situatën atje pas sulmit ndaj Iranit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Studentja kosovare në Izrael tregon për situatën atje pas sulmit ndaj Iranit

    Insajderi
    13 June 2025 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një studente kosovare në Izrael, ka treguar për sigurinë që është atje pas sulmit që është bërë ndaj Iranit.

    Studentja ka treguar në këto raste zakonisht u shkon një mesazh në telefon si lloje alarami paraprakisht, porse e njëjta s’ka ndodhur në rastin e sotëm.

    Ajo po ashtu ka treguar se për shkak të situatës aktuale, shkollat kanë qenë të mbyllura dhe ka pasur lëvizje të pakta në qytet.

    ‘‘Kur kemi pas alarame përpara, na ka ardh një alaram në telefon paraprakisht që me na tregu që  me shku në strehimore. Amo sot në ora 3 ka pas alaram pa tregu paraprakisht, veç u dashtë me shku në strehimore shpejt. Izraeli për me marr masa iu ka tregu krejtve njerëzve rrini në strehimore deri sa të ju themi në me dalë. Kemi nejt në strehimore deri në 20 minuta. Kah ora 8 veç kemi dalë jashtë. Në shkollë nuk kemi shku sot, qeveria e izraelit nuk i ka leju nxënësit me shku në shkollë as me punu, rrugët kanë qenë të mbyllura, nuk ka pas shumë lëvizje në qytet. Prapë jemi në pritje për një alarm tjetër’’, ka thënë ajo mes tjerash e ftuar në FRONTAL në T7 .


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark