Secili është i bukur në mënyrën e vetë dhe ajo që padyshim na bënë të veçantë është dallimi që kemi me të tjerët.
Ndonëse të jesh ndryshe nuk do të thotë se je “keq”, ekspertët e estetikës, pra ata që kanë “komercializuar” edhe trupin e njerëzve kanë dalë me disa rezultate në lidhje me “trupin ideal” të një gruaje.
Ekspertët nga Universiteti i Teksasit njoftuan se modelja dhe aktorja britanike, Kelly Brook, ka një trup perfekt dhe revista FHM e shpalli asokohe si femrën më seksi në botë.
Studimi mori në konsideratë lartësinë, peshën, gjatësinë e flokëve dhe formën e fytyrës. “Kjo femër është krejtësisht natyrale dhe shkencërisht e përsosur”, thanë autorët e studimit në atë kohë.
Në bazë të studimit, më pas u theksua një BMI prej 18.85 me matje 93-61-87 cm konsiderohet ideale.
Sipas të dhënave të disponueshme, Kelly ishte atëherë 168 centimetra e gjatë dhe matjet e saj ishin 99-63-91, duke e bërë atë më të afërt me idealen. Një plus shtesë, sipas autorëve të studimit, ishte fakti që ajo nuk iu nënshtrua ndonjë operacioni estetik.
Ky titull e bëri Kellyn edhe më të famshme, por sot ajo duket shumë ndryshe dhe pohon se nuk është ndier kurrë më mirë.