Studim: Lindja e binjakëve në botë ka arritur kulmin - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Studim: Lindja e binjakëve në botë ka arritur kulmin

    Insajderi
    12 March 2021 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një studim global argumenton se bota mund të ketë arritur kulmin e lindjeve të fëmijëve binjakë.

    Sipas të dhënave 1 në 42 fëmijë lindin binjakë, ndërsa në total çdo vit në të gjithë botën lindin rreth 1.6 milionë binjakë.

    Disa nga arsyet lidhen me lindjet e vona dhe teknikat mjekësore, duke bërë që niveli i lindjeve binjake të rritet me një të tretën që nga vitet 1980.

    Raporti global i botuar në revistën “Human Reproduction”, evidenton se kulmi u arrit për shkak të rritjeve të mëdha të normave të binjakëzimit në të gjitha rajonet për 30 vjet – me 32% në Azi dhe 71% në Amerikën e Veriut.

    Prof Christiaan Monden, autori i studimit nga Universiteti i Oksfordit, tha se: “Shkalla e binjakëzimit në Afrikë është kaq e lartë për shkak të numrit të lartë të binjakëve dizigotikë – binjakëve të lindur nga dy vezë të veçanta,” tha ai. “Kjo ka shumë të ngjarë të jetë për shkak të ndryshimeve gjenetike midis popullatës afrikane dhe popullatave të tjera.”

    Shkalla e binjakëzimit në Evropë, Amerikën e Veriut dhe vendet Oqeanike ka arritur ritmin – dhe përdorimi në rritje i riprodhimit të asistuar mjekësor që nga vitet 1970 – për shembull mbarësimi artificial dhe stimulimi i vezoreve – kanë qenë arsyeja kryesore.

    Studiuesit mblodhën informacion mbi normat e binjakëzimit nga 165 vende për 2010 deri në 2015, dhe i krahasuan ato me normat nga 1980 deri 1985./Oranews.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    06 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark