Kur njeriu humbet shikimin, ai përjeton një nivel të jashtëzakonshëm të stresit mendor.
Në disa raste, një problem i tillë shoqërohet edhe me depresion dhe izolim social.
Natyrshëm, shkencëtarët mendojnë se stresi mund të ketë pasoja të rënda në humbjen e shikimit.
Shkencëtarët që kryen studimin janë pjesë e Institutit të psikologjisë mjekësore në Gjermani.
Ata shpjeguan se stresi i vazhdueshëm që rrit sasinë e kortizolit, ndikon në sistemin nervor simpatetik dhe atë vaskular.
Në vazhdimësi, stresi prek shëndetin e trurit dhe syve duke shkaktuar përfundimisht edhe humbjen e plotë të shikimit.
Shkencëtarët gjermanë arritën në konkluzionin se stresi jo vetëm që është pasojë e humbjes së shikimit por mund të përkeqësojë problemet me sytë.
Sipas tyre, nëse njeriu çlirohet nga prangat e stresit mund të përmirësojë shikimin dhe madje ta rikthejë atë.
Në shumicën e rasteve, problemet që shkakton stresi tek sytë janë të përkohshme.
Simptomat që shfaqen kur stresi ndikon te shëndeti i syve:
Humbje të shikimi periferik;
Ndjeshmëri të lartë ndaj dritës;
Kontraktime të syve;
Përtharje ose lagështi të tepërt te sytë;
Shikim të mjegulluar
Shfaqja e pikave gjatë përqendrimit ose shikimit normal.
Këto simptoma zakonisht zhduken me përfundimin e një situate stresuese.
Nëse këto probleme vazhdojnë, atëherë rekomandohet që të konsultoheni me një mjek oculist, shkruan AgroWeb.org, transmeton Insajderi.