Studimi i ri: Pendë të pulës mund t’i shtohen menysë së ushqimit - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Studimi i ri: Pendë të pulës mund t’i shtohen menysë së ushqimit

    Insajderi
    18 December 2020 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur Sorawut Kitti po kërkonte për lloje të reja të mbeturinave ricikluese, studentit të atëhershëm në qendër të Londrës u tërhoq nga miliona tonë pendë pule që hidheshin çdo vit.

    Tani në atdheun e tij në Tajlandë, 30-vjeçari po kërkon fonde për të vazhduar kërkimin e tij se si të shndërrohet më së miri përbërësi ushqyes që gjendet në pendë, në pudër që mund të transformohet në një burim të pasur me proteina të ushqimit të ngrënshëm.

    “Pendlat e pulës përmbajnë proteina dhe nëse jemi në gjendje që ato t’ua shërbejmë të tjerëve në botë, kërkesa e të gjithëve do të ndihmonte në reduktimin e mbeturinave”, tha Sorawut për Reuters, transmeton klankosova.tv.

    Në të vërtetë, potenciali duket i madh, duke pasur parasysh që Sorawut llogarit rreth 2.3 milionë ton pendë që hidhen vetëm në Evropë çdo vit.

    Me konsum të përgjithësisht të lartë të pulave në Azi, ai beson se mund të ketë deri në 30% më shumë mbeturina pendësh që mund të shfrytëzohen në rajon.

    Sorawut u shpreh se ideja e tij duhet të kalojë ende nëpër faza të tjera kërkimi dhe zhvillimi. Megjithatë, për prototipet deri më sot ka marrë vlerësime pozitive nga disa persona.

    “E dini që cilësia është shumë komplekse dhe e përparuar. Është diçka që nuk do ta imagjinonit që pendët e pulës do të ishin në gjendje të improvizohen në këtë lloj ushqimi”, ka deklaruar blogeri ushqimor, Cholrapee Asvinchit.

    I befasuar nga rezultatet ishte edhe profesori i shkencave ushqimore në Universitetin Kasesart, Hathairat Rimkeeree: “Mendoj se ka potencial për t’u bërë një burim alternativ ushqimi në të ardhmen.

    Zëvendësuesit me bazë bimore për mishin kanë fituar popullaritet teksa më shumë njerëz kalojnë drejt dietave vegane ose vegjetariane, në mes të shqetësimeve në rritje në lidhje me rreziqet shëndetësore nga ngrënia e mishit, mirëqenia e kafshëve dhe rreziqet mjedisore të bujqësisë intensive të kafshëve.

    Teksa ushqimet me bazë pendësh nuk mund të kategorizohen si vegane ose vegjetariane, Sorawut mendon se ato duhet të konsiderohen si ngrënie etike.

    “Së pari planifikoj t’i afrohem restoranteve me mbeturina zero, edhe pse këto ‘pjata’ janë bërë nga mbeturinat e pulave, ai është ende një nënprodukt nga kafshët (që ne normalisht i konsumojmë)”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark