Studimi: Shoferët e mirë e kalojnë testin e vozitjes tek në herën e tretë – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Studimi: Shoferët e mirë e kalojnë testin e vozitjes tek në herën e tretë

    Insajderi
    25 April 2022 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk duhet të keni më turp nëse nuk e keni kaluar testin e shoferit më të parën herë. Kjo do të thotë se jeni një shofer i mirë. Një sondazh i kompanisë britanike të sigurimeve tregoi se shoferët më të sigurt janë ata që e kaluan provimin në tentimin e tretë.

    “Fatlumët” që arritën të marrin patentë shoferin menjëherë, në një jetë të mëvonshme kanë më shumë shanse të ndalohen për vozitje në gjendje të dehur dhe të marrin pjesë në incidente në trafik.

    Ata kanë shumë vetëbesim dhe shpesh kanë reagime të nxituara dhe të rrezikshme, ndryshe nga “përsëritësit” që janë shumë më të kujdesshëm në rrugë.

    Dhe ndërsa të parët zakonisht e përshkruajnë udhëtimin e tyre si të përsosur, të dytët janë shumë më vetëkritikë. Ata pranojnë se dështimi në test i ka bërë më të kujdesshëm në rrugë, se kanë mësuar nga gabimet që kanë bërë dhe se kanë ushtruar edhe më shumë për të kapërcyer vështirësitë dhe dyshimet fillestare.

    Studiuesit thonë se edhe ky studim konfirmon ata të mëparshmit, që tregojnë se një shofer i mirë fillimisht i kushton vëmendje pas timonit dhe vetëm më pas aftësive dhe teknikave.

    https://www.youtube.com/watch?v=Dlp2-O5o5Vs


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark