Stuhi e fuqishme në Split: Trageti përplaset me dy anije, njëra fundoset, përmbytje në rrugë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Stuhi e fuqishme në Split: Trageti përplaset me dy anije, njëra fundoset, përmbytje në rrugë

    Insajderi
    08 July 2025 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një stuhi e fuqishme dhe e papritur e ka goditur sot Splitin, qytetin bregdetar në jug të Kroacisë.

    Këtë mëngjes, pak para orës nëntë, stuhia që goditi qytetin shkaktoi kaos të plotë në rrugë.

    Erërat e forta rrëzuan pemët, u përmbysën pusetat e ujit, ndërsa pjesë të llamarinës dhe fasadave ranë nga disa ndërtesa, raporton portali Dalmacija Danas.

    Disa pjesë të Splitit mbetën pa energji elektrike, ndërsa trafiku në shumë pjesë të qytetit u bllokua pothuajse plotësisht për shkak të rrugëve të përmbytura nga uji.

    Sipas raportimeve të mediave kroati, porti i anijeve të Splitit e pësoi gjithashtu rëndë, ku një traget u përplas me dy anije të tjera. Njëra nga anijet u fundos, konfirmoi për tportal drejtori i Autoritetit Portual të Splitit, Vice Mihanoviq.

    Një fotografi të cilën e publikoi portali Index.hr, tregon dëme mbi çatinë e ‘Poljud’-it, stadiumit të futbollit, shtëpia e klubit të famshmën Hajduk Split.

    Ndryshime të fuqishme në kushtet atmosferike janë paralajmëruar edhe në Kosovë.

    Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar qytetarët se duke filluar nga sot pasdite pritet një ndryshim i fuqishëm i kushteve atmosferike.

    Në njoftim thuhet se në Prishtinë, e marta do të mbetet ende nën ndikimin e masave të nxehta, por pasdite pritet shtim i vranësirave, rrebeshe lokale shiu, rrufe dhe erëra deri në 70 km/h.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark