Stuhi e madhe breshëri edhe në Kroaci i shpon çatitë e fasadat e shtëpive, ngordhin kafshët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Stuhi e madhe breshëri edhe në Kroaci i shpon çatitë e fasadat e shtëpive, ngordhin kafshët

    Insajderi
    02 July 2024 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dëme tepër të mëdha me pasoja fatale për disa kafshë ka shkaktuar një stuhi e fortë mbrëmë e shoqëruar me reshje shiu dhe breshëri në disa pjesë në afërsi të Vukovarit në Kroaci.

    Siç raportojnë mediat rajonale, N1 dhe Index, stuhia ka goditur më së shumti komunën e Boshnjacit dhe qytetet Zhupanja dhe Vinkovci.

    Breshëri i ka thyer xhamat e shtëpive dhe i ka shpuar çatitë e fasadat e tyre.

    Lindja e Kroacisë u dëmtua më së rëndi, me çatitë dhe fasadat e shtëpive që u shpuan, e me shumë vetura të thyera, serra të shkatërruara e të mbjella të dëmtuara plotësisht.

    Disa pamje të bëra nga një dron u publikuan sot, ku shihen çatitë e shkatërruara e vrimat e mëdha në tjegulla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark