Stuhi shiu, breshër dhe rrufe, çfarë ndodh me motin ditën e enjte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Stuhi shiu, breshër dhe rrufe, çfarë ndodh me motin ditën e enjte

    Insajderi
    10 August 2022 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëri- Ditën e enjte, në vend sërish do të ketë ndikim të rrymave ajrore të paqendrueshme në mesditë. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta e mesatare, të cilat do të marrin zhvillim kryesisht në lindje e juglindje.

    Në këto zona parashikohen shtrëngata shiu, breshër si dhe shkarkesa elektrike. Po kështu reshjet do të përfshijnë edhe zona të tjera malore dhe kodrinore por me karakter lokal.

    Sipas SHMU era, do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje e lehtë e mesatare. Përkohësisht, në orët e mesditës në momentet me reshje dhe në bregdet erë e vrullshme.

    Valëzimi në dete i forcës 3 ballë

    Temperaturat parashikohen:                                                                                                                                                              

    në zona malore 15 deri 29°C                                                                                                                                                          

    në zona e ulëta 17 deri 35°C                                                                                                                                                                

    në zona bregdetare 20 deri 33°C


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark