Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka paralajmëruar stuhi në pjesë të ndryshme të Kosovës. Edhe komuna e Prishtinës u përfshi sot nga disa erëra të fuqishme, që zgjaten disa minuta.
Si pasojë e këtyre erërave, janë shkaktuar disa dëme materiale, ku një pjesë e një çatie ka rënë mbi disa vetura, të cilat ishin në parking.
Në disa pamje që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, shihet se rasti ka ndodhur në Pejton, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.