Stuhia e rërës godet veriun e Kinës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Stuhia e rërës godet veriun e Kinës

    Insajderi
    04 May 2017 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një stuhi e fuqishme rëre është përplasur mbi veriun e Kinës, duke mos kursyer as Pekinin e përballur me nivele tejet të larta të ndotjes. Kriza e cilësisë së ajrit atje thellohet kështu akoma më shumë.

    Banorët janë këshilluar të shmangin aktivitetet jashtë shtëpisë dhe fëmijët e të moshuarit të qëndrojnë brenda. Rëra vjen nga Mongolia fqinje.

    “Është më keq sesa smogu në dimër. Kur merr frymë të duket sikur po thith rërë”, tha Zhang Liuliu, studente.

    “Unë punoj në mjekësi dhe e di se si duhet vepruar, ndaj i thash nënës dhe fëmijëve të mos dalin në rrugë. Sa për vete, them se nuk do ta bëj shëtitjen e përditshme në darkë. E pëson fyti im. Dje kur ra shi, ishte me rërë, ndaj situata mu duk mjaft serioze”, tha He Chao, punonjës mjekësor.

    Sipas Agjencisë kineze të Mjedisit, në 11.00 me orën lokale, matësit e ndotjes tregonin se niveli i grimcave të imta toksike PM2.5 ishte 500 microgramë për metër kub, ndërkohë që ai maksimal i sigurisë së parashikuar nga OBSH-ja, duhet të jetë 25 microgramë për metër kub.

    Autoritetet paralajmërojnë se dukshmëria në kryeqytet do të mbetet e ulët përgjatë gjithë ditës. Me dhjetëra fluturime kanë pasur vonesa deri tani, ose janë anuluar krejtësisht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark