Stuhia e shiut pezullon uljen e avionëve në Rinas - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Stuhia e shiut pezullon uljen e avionëve në Rinas

    Insajderi
    26 August 2024 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pjesa më e madhe e vendit u përfshi nga moti i keq mbrëmjen e sotme, ku era e fortë e shoqëruar me stuhi shiu ka shkaktuar dëme të shumta.

    Përveç bllokimit të rrugëve, rrëzimit të pemëve dhe përmbytjeve, stuhia ka detyruar edhe dy avionë që të mos ulen në Tiranë.

    Avioni i linjës Amsterdam-Tiranë nuk ka mundur dot të ulet në Rinas për shkak të stuhisë, prandaj ka bërë ulje të detyruar në Brindisi.

    Ndërkohë edhe avioni i linjës Paris-Tiranë ka bërë ulje të detyruar në Dubrovnik, për shkak të stuhisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark