Stuhia “Jana” sjell ndryshim të motit javën e ardhshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Stuhia “Jana” sjell ndryshim të motit javën e ardhshme

    Insajderi
    08 March 2025 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stuhia Jana që depërton përgjatë mesdheut në fundjavë sjell një ndryshim të situatës meteorologjike edhe përgjatë rajonit tonë.

    Priten kushte edhe për periudha shiu të martën e mërkurën. Mirëpo në aspektin termik, temperaturat mbesin ende të larta, deri në 16C e 18C maksimalet, e minimalet shënojnë rritje deri në 8C e 10C. Në pjesën e dytë të javës, sipas trendeve më të fundit, mund të ketë sërish më shumë intervale me diell, megjithëse kalojnë vransira më shpesh.

    Mundësi për reshje të reja shiu shfaqen nga e diela e ardhshme, që mund të vazhdojnë kohëpaskohe ditëve të para të javës së tretë të marsit, më 17 e 18. Temperaturat paraqesin një tendencë të rënies më pranë vlerave mesatare, deri në 10C e 13C maksimalet, e minimalet i afrohen edhe 0C. Mirëpo për momentin, sipas këtyre tendencave nuk paraqiten mundësi për reshje dëbore, edhe pse nga pjesë qëndrore të kontinentin mund të depërtojnë masa më të ftohta ajrore./Mendimi për motin/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark