Të paktën 10 fëmijë dyshohet të kenë vdekur pasi u zunë në det të hapur nga një stuhi e fuqishme në liqenin Syamozero, në rajonin verior të Rusisë, Karelia.
Sipas informacioneve paraprake të cituara edhe nga Sergei Sobyanin, kryebashkiak i Moskës, 10 fëmijët që kishin shkuar atje me pushime dhe ishin pikërisht nga Moska, tashmë mund të kenë humbur jetën.
Ndryshe nga këto informacione, burime nga ekipet e kërkim-shpëtimit thanë për median ruse se të paktën 11 persona kanë vdekur.
Viktimat kanë qenë pjesë e një grupi prej 49 personash, nga të cilët 11 janë shpëtuar deri më tani, ndërsa kërkimet vazhdojnë për 27 të tjerët./TCH