Stuhi të fuqishme që goditën mbarë Teksasin kanë lënë të vdekur të paktën pesë persona në zonat rurale, teksa shumë të tjerë janë lënduar.
Përveç Teksasit, stuhitë goditën edhe Oklahomën, përderisa autoritetet thanë se janë shkaktuar dëme nëpër shtëpi dhe në një autostradë. Mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhive më 26 maj.
Stuhitë shkatërruese nisën të shtunën mbrëma, duke përfshirë edhe një tornado që shkatërroi makina në një autostradë afër Dallasit. Zyrtarët thanë se disa persona janë dërguar në spital në Denton të Teksasit, por nuk treguan më shumë detaje për gjendjen e tyre shëndetësore.
Në qarkun fqinj, Kuki, policia i tha Associated Press se person persona vdiqën, përfshirë tre anëtarë të një familjeje, të cilët u gjetën në shtëpinë e tyre në një zonë rurale afër kufirit me Oklahomën.
“Konfimojmë se pesë persona kanë vdekur, por fatkeqësisht numri i viktimave mund të rritet. Asgjë nuk ka mbetur në shtëpinë e tyre. Shkatërrimi është i madh”, tha policia.
Meteorologët paralajmëruan tornado të pjesë të ndryshme të të dyja shteteve amerikane, teksa edhe pjesë të tjera të SHBA-së gjatë këtij muaji janë përballur me stuhi.
Më herët gjatë javës, në Ajova vdiqën pesë persona si pasojë e tornadove. /REL