Humoristi i njohur Vedat Bajrami nga grupi Stupcat, ka paralajmëruar padi për të gjithë ata që sipas tij, i kanë vjedhur dhe keqpërdorur videot e tyre, duke thënë se së shpejti do të shihen në gjykatë.
Bajrami ka treguar ndër tjerash se janë gjithsej 2 mijë ‘hajdutë’ që i kanë vjedhur ata vazhdimisht.
Sipas tij, kohëve të fundit YouTube ka pasur ta largojë të drejtën për Kosovë për shkak të monitizuesëve fals , shkruan Gazeta Metro.