S’u ftua nga Sylvinho, Keidi Bare shpallet “Lojtari i Muajit” në Spanjë – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    S’u ftua nga Sylvinho, Keidi Bare shpallet “Lojtari i Muajit” në Spanjë

    Insajderi
    04 September 2024 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Keidi Bare është një nga emrat që nuk janë më pjesë e Kombëtares shqiptare.

    Mesfushori, më parë, ka qenë gjithnjë pjesë e grupit madje edhe si titullar, por me ardhjen e Sylvinhos dalëngadalë pesha e tij në skuadër u zbeh.

    Bare nuk u preferua në Europian, ndërsa do të mungojë sërish për ndeshjet e shtatorit ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

    Në vend të tij, Silvinho preferon më shumë prezencën e një veterani si Abrashi për të ndihmuar në dhomat e zhveshjes.

    Megjithatë, Bare vijon të dhurojë performanca të shkëlqyera në fushën e lojës.

    Këtë verë u transferua te Real Zaragoza dhe menjëherë është kthyer në protagonist absolut.

    27-vjeçari ishte titullar në 3 ndeshjet e para të LaLiga2 duke regjistruar edhe 1 asist.

    Performancat e mira në fushë i kanë dhënë atij çmimin ‘Lojtari më i Mirë i muajit Gusht’ në ekipin e Real Zaragozas.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark