Sudani i Jugut është “kthyer sërish në luftë”, ka thënë një zëdhënës për BBC-në, transmeton Insajderi.
Forcat besnike të Nënkryetarit, Riek Machar thonë se vendet e tyre në kryeqytetin, Juba, janë sulmuar nga trupat qeveritare.
Përfaqësuesit e OKB-së kanë raportuar se të shtëna armësh kanë ndodhur në afërsi të selisë së tyre në periferi të Jebelit.
Sudani i Jugut ka shënuar pesë vjetorin e pavarësisë të shtunën. /Insajderi.com