
Republika e Sudanit ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rrugën e konsolidimit ndërkombëtar të shtetësisë kosovare.
Lajmi u bë i ditur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), shprehu mirënjohjen e saj dhe të qytetarëve të Kosovës për këtë zhvillim historik.
“Sudani ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet tona kanë rënë dakord të vendosin marrëdhënie diplomatike. Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të madh!”, shkroi Osmani.
Sudan has recognised the Republic of Kosovo and our two countries have agreed to establish diplomatic relations.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 12, 2025
Thank you from the people of the Republic of Kosovo.
This is the beginning of a great partnership!
Our joint statement: pic.twitter.com/3UUWQngth2