Autoritetet në Suedi do të ndalojnë ndarjen e nxënësve sipas gjinisë pasi vitin e kaluar opinioni reagoi i zemëruar ndaj lejes që iu dha një shkolle myslimane për të ndarë djemtë dhe vajzat gjatë orës së edukatës fizike.
Gustav Fridolin – ministër i Arsimit, ka thënë se “nëse ka probleme për të mbajtur djemtë dhe vajzat së bashku, ju duhet të merreni me këtë problem, e jo thjesht t’i ndani ata sipas gjinisë”, shkruan Associated Press.
Fridolin, pjesëtar i qeverisë të qendrës së majtë të Suedisë, i ka thënë radios suedeze të shtunën se shumë shkollave “u është dhënë leja të ndajnë djemtë dhe vajzat për disa vjet” dhe se kjo duhet të ndryshojë./Albinfo.ch/