×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Suedia mund të bëhet shteti i parë që përdorë monedhën dixhitale

    Insajderi
    16 November 2016 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banka Qëndrore e Suedisë u zgjua ditën e Mërkure me një diskutim i cili duket jashtë “rendit të ditës.” Tema ishte diskutimeve ishte një monedhë dixhitale nxitur nga rënia drastike e përdorimit të monedhave prej metali dhe letre.

    Gjatë një interviste për Financial Times, Guvernatorja e Bankës Qëndrore Suedeze, Cecila Skingsley, tha se duke qenë se përdorimi i monedhave fizike po shënon rënie më të shpejtë në Suedi krahasuar me vendet e tjera, për Shtetin Nordik lind nevoja e zhvillimit të një sistemi të ri pagesash.

    “Ky sistem do të jetë po aq revolucionar sa edhe vënian në qarkullim të monedhës së parë prej letre 300 vite më parë,” shprehej ajo për gazetën ekonomike. ” Do të jetë diçka terësisht e re dhe e panjohur për një bankë qëndrore,” vijoi Guvernatorja.

    Por monedha dixhitale nuk është diçka e panjohur më parë për botën. BitCoin, është një prej tyre pavarësisht se nuk mbështetet nga Bankat Qëndrore. Një nga pyetjet e cila do të ketë nevojë më shumë se asgjë për përgjigje është stabiliteti financiar i sistemit të ri, shkruan PcWorld.

    Gjithashtu po elaborohen format e kësaj monedhe dixhitale, a do të jetë thjeshtë një llogari apo një njësi e transferueshme përmes rrjeteve dixhitale që nuk ka nevojë për një strukturë të tillë.

    Pavarësisht se Suedia mund të jetë shteti i parë që implementon një sistem të tillë nuk është i pari që e ka menduar. Banka e Anglisë ishte e para që hodhi tezën e një sistemi të tillë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark