Suedia publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Suedia publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës

    Insajderi
    27 August 2025 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Suedisë e ka publikuar listën për ndeshjet me Slloveninë dhe Kosovën, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

    Skandinavët do të luajnë gjatë shtatorit dy ndeshjet e para kualifikuese, ku fillimisht presin Slloveninë, pastaj udhëtojnë në Prishtinë për ndeshjen me Kosovën.

    Për këto dy ndeshje, përzgjedhësi i suedezëve, Jon Dahl Tomasson, ka publikuar listën me 24 futbollistët e ftuar.

    Pjesë e listës janë yjet e mëdha si Alexander Isak, Viktor Gyokeres, Anthony Elanga, Lucas Bergall dhe Isak Hien.

    Megjithatë, në listë nuk gjendet edhe mesfushori shqiptar, Besfort Zeneli, i cili kishte lënë Kosovën për Suedinë.

    Më poshtë keni listën e Suedisë për dy ndeshjet e shtatorit. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark