Suedia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Suedia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

    Insajderi
    02 March 2017 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Suedia tha se do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, nisur nga kjo verë, për t’iu përgjigjur sfidave globale të sigurisë.

    “Qeveria do një sistem më të qëndrueshëm për furnizim të personelit dhe për të rritur kapacitetin e saj ushtarak, sepse situata e sigurisë ka ndryshuar”, tha ministri suedez i Mbrojtjes, Peter Hultqvist.

    Suedia i dha fund shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vitin 2010, pasi e konsideroi joadekuat për plotësimin e nevojave të një ushtrie moderne.

    Qeveria e Suedisë pritet të paraqesë në Parlament ligjin për rikthimin e rekrutimit këtë verë për të gjithë suedezët e lindur pas vitit 1999, shkruan REL.

    Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të zgjasë 11 muaj. Masa pritet të miratohet nga Parlamenti.

    Suedia nuk është anëtare e NATO-s, por ka firmosur Partneritetin e aleancës për Paqe dhe ka rritur bashkëpunimin ushtarak me Shtetet e Bashkuara, pas rritjes së aktivitetit ushtarak të Rusisë në veri të Evropës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark