Suedia do të fillojë një studim tre vjeçar për jetën seksuale të banorëve.
Ministri i Shëndetësisë, Gabirel Wikstrom, i është referuar disa sondazheve të bëra nga mediume sipas të cilave dek se suedezët janë duke pasur më pak marrëdhënie seksuale, shkruan BBC.
Ai ka thënë se ky studim do të gjejë nëse një gjë e tillë është e vërtetë dhe të gjendet edhe arsyet.
Stresi mund të jetë një ndër faktorët që i shtynë njerëzit të mos kenë shumë marrëdhënie seksuale, ka thënë ai.
Studimi do të bëhet në Agjencia Publike e Shëndetit ndërsa raporti final me të gjetura pritet të publikohet në vitin 2019./Insajderi.com