×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Suhareka e AAK’së shpenzon afro 100 mijë euro për furnizim me paisje teknologjike, llaptopë e kompjuterë, u shpërblye firma më e shtrenjtë

    Insajderi
    28 June 2024 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pushteti i Bali Muharremajt në Suharekë, ka paguar afro 100 mijë euro për blerjen e llaptopëve, kompjuterëve e disa monitorëve. Tenderin e ka fituar kompania me çmimin më të lartë në mesin e tri të tjerave që kanë kandiduar.

    Gazeta Insajderi

    Me 12 qershor të këtij viti komuna e Suharekës e udhëhequr nga Bali Muharremaj i AAK’së ka nënshkruar kontratë për “Furnizim me paisje teknologjike (kompjutera, llaptopa, videoprojektora dhe paisje tjera).

    Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 104 mijë euro.

    Në përshkrim ceket se komuna do të blejë shtatë kompjuterë.

    Me specifika më të ndryshme 50 kompjuterë tjerë. Si dhe pesë kompjuterë të tjerë.

    Poashtu në kontratë janë të përfshirë edhe blerja e 37 llaptopëve dhe katër monitora.

    Mirëpo, komuna e Suharekës ka anashkaluar dy kompani me çmim më të lirë, dhe ka nënshkruar kontratë me një kompani më të shtrenjtë.

    Tri kompani kanë kandiduar për këtë tender: Botek shpk me çmim 85,876.30 euro.

    Aritech Prishtine 50.171.00 euro.

    Dhe Texh Vision Sh.P.K 65.124.86 euro.

    Mirëpo fituese u zgjodh kompania me çmim më të shtrenjtë. Kompania Botek shpk, me çmim 85,876.30 euro.

    Kompania fituese, sipas njoftimit të komunës për kontratë, i ka plotësuar të gjitha kushtet e tenderit, gjë të cilën dy kompanitë tjera kandidate nuk i kanë plotësuar.

    Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark