Suhareka ’23 sot pranoi zyrtarisht titullin e kampionit të fituar për sezonin 2023/24 në Grupin A të Ligës së Parë.
Klubi suharekas regjistroi një sukses historik, duke siguruar promovimin në Superligën e Kosovës vetëm një sezon pas themelimit.
Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi sot zhvilloi ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë sezon, të vlefshme për javën e 26-të në Grupin A të Ligës së Parë, që është edhe xhiro e parafundit e sezonit.
Kësisoj, Suhareka ’23 u stolis sot me titullin e kampionit, të cilin e festoi para tifozëve të vet.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) i ka uruar mirëseardhje në Superligë përmes një postimi në faqen zyrtare.