
Çmimi ndahet çdo dy vite për artistët të cilët punojnë dhe jetojnë në Gjermani.
Pauline Curnier Jardin, Simon Fujiwara dhe Katja Novitskova i bashkohen artistes Flaka Haliti në këtë nominim.
Për të zgjedhur fituesin pason edhe një ekspozitë e cila do të hapet në Berlin në muajin gusht. Çmimi, njëjtë sikur ekspozita, promovon pozicionet e ndryshme të artit bashkëkohor që kanë reflektuar në skenën kulturore në Gjermani, duke sjellë edhe shprehje të reja dhe duke bërë që kjo skenë të zgjerohet e të promovohet edhe në botë.
Ekspozita me katër të nominuarit do të hapet me 16 gusht në Hamburger Bahnhof – Museum für Gegenwart – Berlin.
Fituesi do të përzgjedhet nga një pane i ekspertëve dhe më pas do të hapë ekspozitën personale në një prej sallave të Galerisë Kombëtare – Nationalgalerie në Berlin.
Flaka Haliti është një prej artisteve më aktive nga Kosova, e cila jeton në Gjermani por ekspozitat dhe paraqitjet i ka të shpeshta në shumë shtete. Ajo e përfaqësoi Kosovën në Bienalen e Venedikut në vitin 2015-të, ndërsa ka fituar edhe çmimin Ars Viva Prize, shkruan KultPlus.
Fituesit e këtij çmimi në të kaluarën janë Agnieszka Polska (2017), Anne Imhof (2015), Mariana Castillo Deball (2013), Cyprien Gaillard (2011), Omer Fast (2009), Ceal Floyer (2007), Monica Bonvicini (2005), Elmgreen & Dragset (2002) dhe Dirk Skreber (2000). /Insajderi.com