Policia në Hamilton të Ohios në SHBA sapo ka deklaruar se një person është vrarë dhe disa janë plagosur brenda një bari, në mëngjesin e sotëm.
Policia doli në vendin e ngjarjes rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm pasi ka marrë një informacion për të shtëna brenda në lokal, transmeton lajmi.net.
Sipas deklaratës së policisë, zyrtarisht një person është deklaruar i vdekur kurse disa të plagosur të tjerë janë transportuar për ndihmë mjekësore.
Policia nuk ka specifikuar numrin e saktë të viktimave të tjera apo gjendjen e tyre. Identiteti i viktimës nuk bëhet tash për tash i ditur para se të njoftohet familja e tij.
Ata nuk kanë treguar edhe më tej nëse kanë arrestuar ndonjë person apo nëse kanë ndonjë të dyshuar.