Sulm me bombë ndaj policisë turke, ka të lënduar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulm me bombë ndaj policisë turke, ka të lënduar

    Insajderi
    09 June 2017 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona janë plagosur të premten kur një bombë automobili, në provincën juglindore të Batman-it të Turqisë, shpërtheu duke pasur cak një stacion policie, sipas burimeve të policisë dhe spitalit.

    Dy ushtarë dhe një civil janë lënduar nga shpërthimi, në një pikë kontrolli përballë stacionit të qarkut Bekirhan të Batmanit. Disa ambulanta dhe kamionë të zjarrëfikësve janë dërguar në vendngjarje pas shpërthimit, raporton Reuters.

    Askush nuk kishte marrë përgjegjësi menjëherë, por agjencia private e lajmeve Dogan ka thënë se militantët nga jashtëligjorët e Partisë së Punëtorëve Kurdistanë (PKK) besohet të jenë përgjegjës.

    Një armëpushim mes shtetit turk dhe PKK ishte thyer në korrik të vitit 2015, duke zhytur juglindjen e Turqisë, kryesisht pjesën kurde, në njërën prej dhunëve më të këqija prej dekadash.

    Partika kërkuese për autonomi PKK së pari kishte kapur armët kundër shtetit në vitin 1984. Kjo konsiderohet si organizatë terroriste nga SHBA-ja, Turqia dhe Bashkimi Evropian. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark