Sulm me bombë në një xhami në Irak, 12 të vdekur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sulm me bombë në një xhami në Irak, 12 të vdekur

    Insajderi
    28 June 2016 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Së paku 12 vetë janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur, nga një sulm vetëvrasës në një xhami në Abu Ghraib, që është 15 kilometra në perëndim të kryeqytetit Bagdad në Irak, kanë thënë zyrtarët.

    Askush nuk e ka marrë përgjegjësnë për këtë sulm të mbrëmshëm, që është sulmi i parë rreth Bagdadit, prej se qeveria ka shpallur fitore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Falluxha.

    Në këtë lagje kryesisht të banuar me popullatë sunite, besimtarët ishin mbledhur në xhami për falje gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan rel.

    Militantët e Shtetit Islamik u kishin bërë thirrje mbështetësve për t’i shtuar sulmet gjatë Ramazanit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark